Infektologu Tolaj tregon se a paraqet rrezik grumbullimi për festa të fundvitit

11.12.2021

Por sa përbëjnë mundësi për infektim festimet në hapësira të jashtme apo ambiente të hapura, flet infektologu Ilir Tolaj. “Në qoftë se po flasim për manifestimet dhe festimet e ambientit të hapur, atëherë ndikimi është minimal për mos me thane jo përfillës, kontaktet e ambientit të jashtëm për një kohë relativisht të shkurtër, nuk janë […]

Infektologu Tolaj tregon se a paraqet rrezik grumbullimi për festa të fundvitit Foto: Ilustrim

Por sa përbëjnë mundësi për infektim festimet në hapësira të jashtme apo ambiente të hapura, flet infektologu Ilir Tolaj.

“Në qoftë se po flasim për manifestimet dhe festimet e ambientit të hapur, atëherë ndikimi është minimal për mos me thane jo përfillës, kontaktet e ambientit të jashtëm për një kohë relativisht të shkurtër, nuk janë i nivelit të tillë të rrezikut”, tha Tolaj.

Por Tolaj nuk e ndan të njëjtin mendim edhe për festimet në hapësira të mbyllura e në ambiente me grumbullime të shumë personave.

“Kur është fjala për festimet që mund të bëhen në ambientin e mbyllur, atëherë aty ndryshon gjithë kuptimi i rrezikut, çfarëdo lloj grumbullimi i shumë personave në ambient të mbyllur për një kohë të gjatë e shton shumë fish mundësinë që një burim i infeksionit, një individ i vetëm të infektojë shumë persona brenda asaj kohe”, tha Tolaj për Infokusin.