Shala viziton Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, premton partneritet për fondet e BE-së për depërtim në tregjet e mëdha

09.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka vizituar Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, ku ka thënë se është model i rritjes së […]

Shala viziton Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, premton partneritet për fondet e BE-së për depërtim në tregjet e mëdha Foto: Ardian Shala / Facebook

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka vizituar Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”, ku ka thënë se është model i rritjes së një biznesi, në sektorin e mobileve, si shembull i punës, përkushtimit dhe qëndrueshmërisë së pronarit të saj, z. Naser Gashit.

Po ashtu, Shala ka theksuar se storja e suksesit për z. Naserin vazhdon, duke uruar që të vazhdojë ndër gjenerata, duke shtuar se fillimi ishte i vështirë si për çdo biznes por ai ia ka dalë të ndërtojë një kompani me reputacion, respektabile dhe konkurruese.

Ardian Shala në takim me z. Naserin diskutuan për zonat ekonomike, për përkrahjen që do të japë pushteti lokal, në veçanti për ta rritur konkurrueshmërinë.

Ai ka shtuar se për konkurrueshmëri, komuna do të jetë partnere me bizneset për fondet e Bashkimit Evropian dhe fondet tjera që fuqizojnë këtë komponent të domosdoshëm për të depërtuar në tregjet e mëdha.

“Zonat ekonomike janë çelësi i suksesit për bizneset dhe punësimin, ne do të qëndrojmë pranë, sepse zhvillimi ekonomik, është prioritet yni, prandaj edhe do ti krijojm dy zona ekonomike”, ka theksuar Shala.

“Pra ne, do të krijojmë kushte, për të gjithë. Pa dallim. Faleminderit për mikpritjen z. Gashi!”, ka thënë ai.