Ardian Shala: Mjekët po ikin, Qeveria la pa punë 1 mijë punëtorë shëndetësorë

18.06.2022

Anëtari I LDK-së njëherit edhe kryetar i degës së kësaj partie në Suharekë, Ardian Shala ka thënë se qeveria u ka ndërprerë atyre kontratat. “Qeveria ka ndërprerë kontratën e 1 mijë punëtorëve shëndetësorë duke i lënë pa paga ata dhe familjet e tyre. Mungesa e infermierëve është e qartë në çdo klinikë”, tha ai. Po […]

Ardian Shala: Mjekët po ikin, Qeveria la pa punë 1 mijë punëtorë shëndetësorë Foto: Ilustrim

Anëtari I LDK-së njëherit edhe kryetar i degës së kësaj partie në Suharekë, Ardian Shala ka thënë se qeveria u ka ndërprerë atyre kontratat.

“Qeveria ka ndërprerë kontratën e 1 mijë punëtorëve shëndetësorë duke i lënë pa paga ata dhe familjet e tyre. Mungesa e infermierëve është e qartë në çdo klinikë”, tha ai.

Po ashtu, Shala ka shtuar se mos hapja e konkurseve për specializim do të shtojë edhe më shumë mungesën e stafit shëndetësorë si dhe ikjen e mjekëve drejt vendeve të Evropës.

“Dukuria e ikjes së mjekëve është evidente dhe shumë katedra do të pushojnë së ekzistuari. Mungesa e specializimeve që dy vite do ta bëjë procesin e mungesës së punonjësve shëndetësore edhe më shumë.

Kjo vërehet në të gjitha komunat si pasojë e mungesës së stafit shëndetësor”, tha ai.