Shala viziton bizneset, shpreh gadishmërinë për mbështetje

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Shala i shoqëriar nga kandidatët për Kuvendin komunal, Shefket Kolgeci dhe Selman Kolgeci vizituan biznesin “AGRO-RURAL CONSULTANCY GROUP” shpk në fshatin Vraniq, […]

Shala viziton bizneset, shpreh gadishmërinë për mbështetje Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Shala i shoqëriar nga kandidatët për Kuvendin komunal, Shefket Kolgeci dhe Selman Kolgeci vizituan biznesin “AGRO-RURAL CONSULTANCY GROUP” shpk në fshatin Vraniq, biznes i cili merret me ruajtjen e pemëve dhe perimeve me oksigjen të kontrolluar.

Sipas pronarit te biznesit, Bexhet Basha ky biznes ka perfunduar realizimin e projektit të bashkefinancuar nga Banka boterore, MBPZHR SI DHE A-RCG shpk në vlerë 296,907 euro.

Si kandidat për kryetar, Ardian Shala shpreh gadishmërinë për të mbështet bizneset të cilat ndikojn në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.