Shala takon gratë e dëshmorëve, shpreh nderimin për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të kombit

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar gratë e dëshmorëve. Ai ka thënë se liria jonë kishte çmim tepër të lartë, […]

Shala takon gratë e dëshmorëve, shpreh nderimin për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të kombit Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar gratë e dëshmorëve.

Ai ka thënë se liria jonë kishte çmim tepër të lartë, për të cilën gjenerata të tëra kontribuan, me penë e pushkë, me bukë e strehim, me ushtar e ushtare duke e bërë frontin e lirisë të pathyeshëm nga armiku.

Shala ishte i nderuar të takojë gratë e dëshmorëve, me ç’rast ka shprehur nderimin për jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve të kombit.

Po ashtu, Shala ka theksuar se liria është vlerë të cilën e gëzojmë të gjithë, ndërsa mirënjohja jonë institucionale për familjet e atyre që dhanë më të shtrenjtën për liri, duhet të jetë e qëndrueshme dhe sinqertë.

“Vepra e dëshmorëve të kombit është vlera që i jep peshë punës tonë, përkushtimit dhe përparimit, për të cilin ata u sakrifikuan. Detyrimi ynë ndaj dëshmorëve është i përhershëm”, ka thënë ai.