Shala në Samadraxhë, zotohet për përkrahje të bujqve me subvencione dhe aktiviteteve kulturore e sportive

07.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Samadraxhë. Shala ka thënë se puna, modestia dhe kultivimi i rrushit, janë shenjat dalluese e banorëve të Samadraxhës. Ardian Shala së bashku me Jeton Hotin, kandidatin për asamble, theksuan se LDK e ka për kulturë politike gërshetimin e vlerave tradicionale dhe bashkëkohore. […]

Shala në Samadraxhë, zotohet për përkrahje të bujqve me subvencione dhe aktiviteteve kulturore e sportive Foto: Ilustrim

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Samadraxhë.

Shala ka thënë se puna, modestia dhe kultivimi i rrushit, janë shenjat dalluese e banorëve të Samadraxhës.

Ardian Shala së bashku me Jeton Hotin, kandidatin për asamble, theksuan se LDK e ka për kulturë politike gërshetimin e vlerave tradicionale dhe bashkëkohore.

Po ashtu, ai ka theksuar se kultivimi i kësaj tradite do të jetë objektiv i tij edhe më tej, në mandatin 4 vjeçar.

Gjithashtu, Shala ka shtuar se qeverisja e LDK-së do të jetë në përkrahje të bujqve përmes subvencioneve dhe përkrahjen e aktiviteteve kulturore e sportive.

Programi i tyre, në aspektin infrastrukturor, përfshinë ndërtimin e shkollës “Dituria”, ndërtimin e rrugëve lokale, riparimi dhe mirëmbajtjen e stadiumit të futbollit, hapja e rrugëve fushore, rregullimi i trotuareve të fshatit, renovimi dhe përshtatja e objektit të vjetër të ambulancës për aktivitete kulturore dhe ndarja e parcelave për troje.

“LDK mendon gjithnjë më të mirën për qytetarët. Suhareka për të gjithë!”, ka thënë Ardian Shala.