Shala në Nëpërbisht, zotohet për stimulim dhe subvencionim të fermerëve për bujqësi

06.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Nëpërbisht. Shala ka thënë se gjithmonë ndjehet mirë në takimet me banorët e Nepërbishtit. Në bashkëbisedim me qytetarët, Shala së bashku me kandidaten për asamble, Qëndresa Shala, vunë në pah problemet me të cilat ballafaqohen, por, qeverisja e mirë në katër vitet […]

Shala në Nëpërbisht, zotohet për stimulim dhe subvencionim të fermerëve për bujqësi Foto: Ilustrim

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Nëpërbisht.

Shala ka thënë se gjithmonë ndjehet mirë në takimet me banorët e Nepërbishtit.

Në bashkëbisedim me qytetarët, Shala së bashku me kandidaten për asamble, Qëndresa Shala, vunë në pah problemet me të cilat ballafaqohen, por, qeverisja e mirë në katër vitet e ardhshme, do t’i jep zgjidhje problemeve ekzistuese.

Po ashtu, Shala ka theksuar se ky fshat me kulturë e traditë pune, do të jetë në fokus të interesimit të qeverisë së tij e që ka të bëj me stimulimin dhe subvencionimi i fermerëve për bujqësi.

Gjithashtu, ai ka shtuar se LDK e vlerëson këtë angazhim, për më tepër, bujqësinë e konsideron degë të ekonomisë me interes nacional.

“Planet tona për Nepërbishtin kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e fshatit bazuar në prioritetet e qytetarëve”, ka theksuar Ardian Shala.

Plani i tyre investiv këtu konsiston në rregullimin e përfundimin e kanalizimit të ujërave të zeza, përfundimi i trotuareve, rregullimi i të gjitha rrugëve lokale, rregullimi i shtratit të lumit nga ura e poshtme e deri te “Ura e UÇK-së”.

Me këto investime, Shala është shprehur se qeverisja e LDK do jetë shembull se si të punohet për interesin qytetar, pa dallim.

“Bashkë me qytetaret, do ta bëjmë ndryshimin”, ka thënë Shala.