Shala në Mohlan dhe Krushicë të Ulët, prezanton projektet e programit qeverisës dhe zgjidhjen e çështjeve të ngritura

29.09.2021

Gjatë ditës së sotme fushata e Shalës ka vijuar në fshatin Mohlan dhe Krushicë të Ulët. Në Mohlan, në bashkëbisedim me banorët, Shala së bashku me ekipin e tij diskutuan dhe prezantuan projektet e programit të tyre dhe zgjidhjen e çështjeve të ngritura këtu. Ndërtimi i rrugës që lidhë Mohlanin me Stravuqinën, hapja e rrugëve […]

Shala në Mohlan dhe Krushicë të Ulët, prezanton projektet e programit qeverisës dhe zgjidhjen e çështjeve të ngritura Foto: Ardian Shala / Facebook

Gjatë ditës së sotme fushata e Shalës ka vijuar në fshatin Mohlan dhe Krushicë të Ulët.

Në Mohlan, në bashkëbisedim me banorët, Shala së bashku me ekipin e tij diskutuan dhe prezantuan projektet e programit të tyre dhe zgjidhjen e çështjeve të ngritura këtu.

Ndërtimi i rrugës që lidhë Mohlanin me Stravuqinën, hapja e rrugëve fushore, ndriçimin e fshatit, rregullimi i stacionit të autobusëve, kanalizimi në lagjen Kodra 300 metra, si dhe rregullimin e parkut të lojërave në oborrin e shkollës. Këto janë projektet që Shala është zotuar që do të realizohen me qeverisjen e tyre.

Ndërsa, në Krushicë të Ulët, Shala i siguroi qytetarët në takim se me qeverisjen e LDK-së për katër vitet e ardhshme do të ketë infrastrukturë, do të bëjnë rregullimin e kanalizimit dhe të trotuarit në Lumin Gashi, në Lagjen e Re dhe rregullimin e rrugëve lokale në fshat. Rregullimi i rrugëve do të bëhet në fillim të qeverisjes së LDK-së.

“Bashkë me qytetaret, bashkë për një jetë sa më të mirë, me projekte të realizuara me cilësi. Barazia për të mirat që ofron pushteti lokal, është hapi i parë i qeverisjes tonë!”, thuhet në njoftimin e Ardian Shalës.

“Sepse ne e duam çdo pjesë të komunës së Suharekës me zhvillim. Suhareka për të gjithë!”.