Shala në Kastërc, prezenton planin investues për këtë fshat në mandatin qeverisës

08.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Kastërc. Në fshatin Kastërc, Shala së bashku me kandidaten e LDK-së për Asamblenë komunale, Elmaze Bytyçi, biseduan me banorët e këtij fshati, ku gjetën mbështetje të plotë për programin qeverisës të LDK-së. Këtu Shala prezentuoi planin e tyre investues të qeverisjes së […]

Shala në Kastërc, prezenton planin investues për këtë fshat në mandatin qeverisës Foto: Ardian Shala / Facebook

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sot ka takuar banorët e fshatit Kastërc.

Në fshatin Kastërc, Shala së bashku me kandidaten e LDK-së për Asamblenë komunale, Elmaze Bytyçi, biseduan me banorët e këtij fshati, ku gjetën mbështetje të plotë për programin qeverisës të LDK-së.

Këtu Shala prezentuoi planin e tyre investues të qeverisjes së ardhme për këtë fshat.

Zgjidhja e problemit të ujit, rregullimi rrugëve lokale, rregullimi i trotuarit të rrugës kryesore nga shkolla deri në hyrje te fshatit Semetisht, rregullimi i kanalizimit në lagjen “Bajram Hajdari” dhe në rrugën “Kalaja”, rregullimi i parqeve dhe këndit të lojrave për fëmijë dhe rregullimi i rrugëve fushore.

Po ashtu, Shala ka thënë se janë plane ambicioze që do ti realizojmë në këtë fshat. Ne do të sjellim ndryshimin, më 17 tetor.

“Falënderoj qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe vendosmërinë për të bërë ndryshimin. Suhareka për të gjithë!”, ka thënë Ardian Shala.