Zyba premton funksionalizimin e transportit publik për mësimdhënës dhe nxënës

12.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba, e ka renditur arsimin si prioritetin e tij të dytë pas shëndetësisë. Duke […]

Zyba premton funksionalizimin e transportit publik për mësimdhënës dhe nxënës Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zyba po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Suharekës, Salih Zyba, e ka renditur arsimin si prioritetin e tij të dytë pas shëndetësisë.

Duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, Zyba ka thënë se arsimi është shtylla e dytë e planprogramit qeverisës.

“Arsimi është baza e zhvillimit të një shoqërie, një arsim i mirë na siguron një të ardhme më të mirë, prandaj edhe në planprogramin tonë qeverisës, arsimi është shtylla e dytë e tij”, ka thënë Salih Zyba.