Ora policore pengesë për festë në ditën e zgjedhjeve lokale

14.10.2021

Si çdo palë zgjedhje të tjera të kaluara dhe si praktikë e saj çdo herë simpatizantët e subjekteve politike dalin të festojnë për fitoren e tyre në zgjedhje. Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti, ndonëse gjindeshmi në situatën me pandeminë COVID-19, qytetarët nuk hezituan të dalin nëpër […]

Ora policore pengesë për festë në ditën e zgjedhjeve lokale Foto: Ilustrim

Si çdo palë zgjedhje të tjera të kaluara dhe si praktikë e saj çdo herë simpatizantët e subjekteve politike dalin të festojnë për fitoren e tyre në zgjedhje.

Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti, ndonëse gjindeshmi në situatën me pandeminë COVID-19, qytetarët nuk hezituan të dalin nëpër qendra të qyteteve dhe të festojnë.

Edhe në këto zgjedhje të 17 tetorit, ndoshta pritet të jetë ashtu si në zgjedhjet e kaluara, por që kësaj here gjendemi me pandeminë COVID-19 si dhe me orë policor, kjo si masë kundër këtij virusi.

Ora policore në vendin tonë fillon nga ora 22:00 dhe zgjat deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Ndërsa, kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes (orën policore) së qytetarëve nga data 17 tetor, datë kjo pikërisht kur edhe mbahen zgjedhjet.

Kështu ka bërë të ditur për EkonomiaOnline, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, duke thënë se ka shumë argumente për heqje të orës policore (kufizimi i lëvizjes).

Meqenëse se 17 tetori është dita e zgjedhjeve komunale, ai thotë se një numër i madh i komisionerëve do të punojnë deri në orët e vona.

Derisa ka përmendur që shumë prej komunave do të fitohen pa balotazh, e që sipas tij, në ato komuna mund të ketë edhe festë.

Po ashtu, i pari i AKK-së ka shtuar se nuk duhet të provokohet situata, gjë që po e konsideron si të nevojshme heqjen e orës policore,

Ibrahimi po thekson se nuk duhet të provokohet situata, që po e konsideron të nevojshëm heqjen e kufizimit të lëvizjes.

“Kryetarët e Komunave kërkojnë që nga data 17 tetor, kur është dita e zgjedhjeve lokale të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes, janë disa argumente se përse duhet të bëhet një veprim i tillë, dhe gjatë asaj dite dhe gjatë asaj nate do të kemi një numër të madh të vëzhguesve, por edhe komisionerevë që do të lëvizin por të cilët do të qëndrojnë deri në orët e vona, të mbrëmjes, argumenti tjetër është se në disa komuna pritet që kryetarët të fitojnë pa balotazh dhe në ato komuna mund të ketë festa dhe për këtë arsye në mënyrë që mos të provokohet situata pas orës 22:00 është një argument plotësues që të hiqet kufizimi i lëvizjes dhe një kërkesë tjetër e AKK-së që është parashtruar edhe më herët se nëse një person që lëviz veten që mos ta bart maskën”.

Ibrahimi shton se heqja e kufizimit të lëvizjes, të vazhdojë edhe pas datës 17 tetor, derisa tha se brenda 2-3 ditëve kërkesa e tyre do të merret parasysh.