Numri i komisionerëve që KQZ-ja ka emëruar për ditën e zgjedhjeve

05.10.2021

Në vazhdën e kryerjes së këtyre aktiviteteve, KQZ-ja ka emëruar edhe komisionerët e subjekteve politike që do të angazhohen në zgjedhjet e 17 tetorit në 2,477 vendvotime në Republikën e Kosovës, ku bëhet fjalë për mijëra persona. Po ashtu, nga KQZ kanë bërë të ditur edhe numrin e anëtarëve të këshillave të vendvotimit që do […]

Numri i komisionerëve që KQZ-ja ka emëruar për ditën e zgjedhjeve Foto: Ilustrim

Në vazhdën e kryerjes së këtyre aktiviteteve, KQZ-ja ka emëruar edhe komisionerët e subjekteve politike që do të angazhohen në zgjedhjet e 17 tetorit në 2,477 vendvotime në Republikën e Kosovës, ku bëhet fjalë për mijëra persona.

Po ashtu, nga KQZ kanë bërë të ditur edhe numrin e anëtarëve të këshillave të vendvotimit që do të angazhohen të dielën e 17 tetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë për GazetaBlic se numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit që do të angazhohen më 17 tetor është: 13,166 aktiv.

Gjithashtu, Elezi ka bërë të ditur se KQZ-ja ka emëruar edhe 1,671 anëtarë të tjerë si rezervë.

Po sipas të dhënave të KQZ-së, ky numër duket se është më i ulët krahasuar me zgjedhjet e para disa muajve që u mbajtën për Kuvendin e Kosovës.

Në zgedhjet e 14 shkurtit ishin emëruar 14,660 komisionerë, ndërsa 2,062 të tjerë si rezervë.

Derisa numri i komisionerëve tashmë është i ditur, KQZ-ja akoma nuk ka përmbyllur procesin e certifikimit të vëzhguesve.

Të dy këto kategorive, KQZ-ja do t’iu kërkojë dëshmi se janë të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, apo duhet ta kenë me vete ndonjërin nga testet për COVID-19.

Zbatimi i këtyre masave është kërkuar nga KQZ-ja dhe një shkresë e tillë u është përcjellur të gjitha subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

2021-09-14-Zbatimi-i-masave-kunder-COVID-19-2

Ndërsa, sa i përket qytetarëve me të drejtë vote që do të shkojnë në qendrat e votimit duhet t’i kenë parasysh zbatimin e disa masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Qytetarët me të drejtë vote, këto masa duhet t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve:

• Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
• Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
• Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
• Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
• Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
• Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;
• Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.