“Një reformator para Reformës”, për herë të parë njeriu i duhur në postin e duhur

14.10.2021

Bagazhi politik nuk i mungonte, në atë profesional kishte gjetur veten të sodisur dhe të gdhendur njëzëri me nenet dhe paragrafët e ligjeve, ishte vullnet plotë dhe i reformuar për të bërë ndryshime në praktikë. Është ky Driton Maliqaj, aktualisht Drejtor i Adminsitratës në Komunën e Suharekës dhe kandidat për këshilltar komunal nga radhët e […]

“Një reformator para Reformës”, për herë të parë njeriu i duhur në postin e duhur Foto: Ilustrim

Bagazhi politik nuk i mungonte, në atë profesional kishte gjetur veten të sodisur dhe të gdhendur njëzëri me nenet dhe paragrafët e ligjeve, ishte vullnet plotë dhe i reformuar për të bërë ndryshime në praktikë.

Është ky Driton Maliqaj, aktualisht Drejtor i Adminsitratës në Komunën e Suharekës dhe kandidat për këshilltar komunal nga radhët e AAK-së.

Para katër vitesh për herë të parë në krye të një drejtorie që kërkonte reforma u emërua një reformator.
Fillimisht qëllimi i tij strategjik ishte që, bazuar në problemet e identifikuara nga analiza paraprake, të përcaktojë objektivat strategjikë të reformës dhe të identifikojë ndërhyrjet e nevojshme.

Duke ardhur në përfundim fillimisht vuri rregull në administratën komunale, më pas ngriti nivelin e transparencës së institucioneve komunale, qeverisjes më të mirë dhe shërbimeve më të mira.

Për një kohë shumë të shkurt për shërbime më të mira ndaj qytetarëve dokumentin strategjik e pasoi me plan veprimi, fillimisht duke investuar në dy e-kioska, me të cilat ngarendjeve dhe pritjeve nëpër sportele ju kishte ardhur fundi.

Jo vetëm pritjeve, fundi i kishte ardhur edhe pasigurisë së qytetarëve, ku me investimin e Drejtorisë së Administratës në secilin vit ishte investuar me dhjetëra kamera të sigurisë, fushë kjo që Driton Maliqaj e kishte studiuar në studimet master, në Shkencat e Sigurisë.

E gjithë kjo falë aftësimit të mirëfillt për t’i shërbyer qytetarëve në sektorin e sigurisë, duke e vazhduar edhe në reformimin e sinjalizimit vertikal dhe horizontal në Komunën e Suharekës.

Për ta përsosur edhe më tej tanimë për herë të parë në Kosovë në Suharekë ka filluar investimi në Smart-City, ku është duke u investuar në krijimin e piakve smart për kryerjen e shumë funksioneve të ndryshme si për: sinjalizimet digjitale, senzorët e ndryshëm për SmartCity – matjen e temperaturës, shtypjes së ajrit, lagështisë së ajrit, ndotjes së shpejtësisë dhe drejtimit të erës, ndriçim publik, ndriçues për lëvizje të këmbësorëve, radar të shpejtësisë dhe çasje në internet (WiFi) pa pagesë.

Por jo vetëm kaq, planet për ndryshime rrënjësore dhe digjitalizim të tërë shërbimeve ndaj qytetarëve, kanë krijuar nevojën që Driton Maliqaj edhe për një mandat të jetë kandidat për këshilltar komunal.