KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale

  • 24.08.2021
KQZ refuzon certifikimin e 160 kandidatëve që garojnë për zgjedhje lokale

Gjatë ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur një konferencë për media, konferencë kjo lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nga institucionet e ndryshme.

Verifikimi i kandidatëve është bërë me qëllim që të bëhet e ditur nëse janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Këtë konferencë e ka mbajtur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili ka thënë se pasi janë bërë verifikimet nga institucionet e sigurisë ka rezultuar se 30 subjekte politike kanë kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret për certifikim.


Ai ka thënë se janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë tillëve që kanë kërkuar certifikim.

Por, kjo sipas tij që kanë së paku një dënim në tri vitet e fundit.

Po ashtu zëdhënësi i KQZ-së, ka bërë të ditur se në mesin e këtyre, ka kandidatë që janë në garën për kryetar të komunave si dhe për asamble komunale.

Elezi ka shtuar se publikimin emrave të kandidatëve të cilët janë refuzuar të certifikohen nuk mund ta bëjnë për momentin se nuk ua lejon ligji.

Gjithashtu, ai ka bërë me dije se deri më datën 8 shtator do të vazhdojnë procedurat e ankesave, kur edhe do hidhet shorti për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë