LVV
PDK
LDK
AAK

Certifikohet lista përfundimtare për zgjedhjet lokale, rreth 90 mijë votues më shumë

13.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka bërë certifikimin e listës përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë rreth 90 mijë votues më shumë në krahasim me zgjedhjet nacionale të cilat u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti. Gjatë […]

Certifikohet lista përfundimtare për zgjedhjet lokale, rreth 90 mijë votues më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka bërë certifikimin e listës përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë rreth 90 mijë votues më shumë në krahasim me zgjedhjet nacionale të cilat u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti.

Gjatë kësaj mbledhje, anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga PDK, Arianit Elshani ka bërë të ditur se 24 mijë votues janë të rinj, pra që i kanë mbushur 18 vjet.

Gjithashtu, ky institucion ka bërë miratimin e doracakut të trajnimit për zgjedhjet lokale të vitit 2021 me të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet që janë dhënë nga anëtarët e saj.

Burim Ahmetaj, kryeshshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së ka theksuar se kanë filluar përgatitjet e fletëvotimeve, derisa ka bërë të ditur se në sallën “1 Tetori” është e pamundur të votojnë qytetarët, pra nuk mund të kthehet në vendvotim për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

“Janë të certifikuara të gjitha aktivitete. Sekretariati ka dizajnuar fletëvotime për zgjedhje dhe ka finalizuar të gjitha ndryshimet në doracak. Po ashtu krahas shumë punëve sekretariati ka përfundua aktivitetet jashtë vendit dhe largimin e personave që nuk përfshihen.

Jemi në prag të fillimit të fushatës dhe do të fillojë procesi i fletëvotimeve për kryetar komunal. Sekretariati ka përgatitur edhe për trajnim duke respektua masat. Plani përfshin secilën komunë”.

Sami Kurteshi i VV-së, ka kërkuar që KQZ-ja t’i merr disa masa, të cilat duhet të respektohen nga vëzhguesit.

“Vaksinat, testi dhe përmbajtja në ato vende, përdorimi i mjeteve si maska e dezinfektuesi, nuk e di a ka me pasë nevojë për dorëza dhe nuk e di a duhet me marr ne një vendim”.

Edhe, Arianit Elshani i PDK-së, tha se më e rrugës është që të obligohen subjektet , shoqëria civile për t’i plotësuar kriteret.

“Ndërsa, të obligohen subjektet apo shoqëria civile e mediet të plotësojnë kriteret, për të mos hapur virusin”.

“Si KQZ kemi marr vendim për zgjedhjet e Podujevës lidhur me masat që duhet të respektohen në qendrat e votimit”.

Florian Dushi i LDK-së, pavarësisht ditë kur të filloj fushata subjektet politike janë të obliguar t’i respektojnë masat.

“Me kujdesin ne si institucion duhet të bëjmë në kuptimin e respektimit të masave, prandaj kam kërkuar nga sekretariati që ta kemi një plan apo udhëzues”.

Etiketat

Ofertat e fundit