Asnjë subjekt politik nga Suhareka deri tani nuk është certifikuar nga KQZ për zgjedhjet lokale

27.08.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021. KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 48 subjekteve politike (18 […]

Asnjë subjekt politik nga Suhareka deri tani nuk është certifikuar nga KQZ për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ filloi procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.

KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 48 subjekteve politike (18 parti politike; 1 koalicion; 17 iniciativa qytetare; 12 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre.

Numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune është 26, ndërsa numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvende Komunale është 526 kandidatë.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për moscertifikim të dy kandidatëve të pavarur, pasi të njëjtit nuk janë në përputhje me nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas listës së publikuar nga KQZ për subjektet politike dhe kandidatët që janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale nuk figuron asnjë subjekt politik apo kandidat nga Suhareka.

Ndërsa certifikimi apo mos certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre nga Komuna e Suharekës pritet të ndodhë në mbledhjet e radhës.

Më poshtë lista e plotë e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve në mbledhjen e KQZ-së.

SUBJEKTET-E-CERTIFIKUARA-_-26-08-2021