15 mijë e 577 votues nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

  • 23.08.2021
15 mijë e 577 votues nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, me qëllim që të dalin sa më mirë në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe asamble komunale.

Tashmë ka përfunduar edhe afati për regjistrim si votues jashtë Kosovës, ku për këto zgjedhje 15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm.


Ndërsa 3 mijë e 259 aplikues nuk kanë arritur të regjistrohen, pasi që të njëjtit nuk i kanë plotësuar kriteret juridike.

Të paktën kështu janë bërë të ditura për EkonomiaOnline këto të dhëna nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Këto shifra janë shumëfish më të ulëta duke krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të këtij viti, ku në zgjedhjet e shkurtit ishin regjistruar mbi 102 mijë votues nga jashtë Kosovës.

Elezi tha se për periudhën kohore prej 40 ditësh për regjistrim si votues jashtë vendit, 10 korrik – 18 gusht, KQZ ka pranuar r18 mijë e 836 aplikacione, ndërsa prej tyre, 15 mijë e 577 aplikacione janë aprovuar dhe 3 mijë e 259 aplikacione janë refuzuar.

Gjithashtu, zëdhënësi i KQZ-së ka bërë të ditur se emerat e atyre që janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, do të largohen nga lista e votuesve që do të shpërndahen në vendvotime në Kosovë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë