Prizren, 63-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se sulmoi me sëpatë vëllain e tij

14.09.2025

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Romajë të Prizrenit, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij 72-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për IndeksOnline se rasti ndodhi më 14 shtator 2025, rreth orës 09:00.

“I dyshuari, Sh.U., 63 vjeçar, ka sulmuar vëllain e tij R.U., 72 vjeçar, me një mjet të fortë – sëpatë”, tha Bytyqi.

Sipas tij, i dyshuari është shoqëruar menjëherë në polici dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Me urdhër të Prokurorit është kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.