[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
![[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2022/04/ujku_autostrad.jpg)
01.04.2022 Zëri i Qytetarit
Drejtuesi i mjetit i cili e ka dërguar foto në redaksinë e SuharekaOnline ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Velezhë.
Vozitësi që ka dashur të mbetet anonim ka bërë me dije se ujku ka dalë nga ana e majtë e rrugës, por që fatmirësisht nuk ka qenë duke vozitur shpejt dhe ka arritur që përveç përplasjes me ujkun të mos godas dikë tjetër apo edhe anësoret e rrugës.

Poashtu ai ka theksuar se dëmet që ka pësuar makina e tij pasi u godit nga ujku janë të konsiderueshme, njofton SuharekaOnline.
Sipas qytetarit rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
