Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm

20.06.2023

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot mëson kundërshtarët në Champions League. Ballkani që fitoi Superligën e Kosovës në futboll do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Champions League. UEFA ka ndarë vazot dhe tashmë ekipi i Ilir Dajës ka mësuar kundërshtarët, që janë mjaft të papërshtatshëm. Klubi i Ballkanit mund të përballet me […]

Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sot mëson kundërshtarët në Champions League.

Ballkani që fitoi Superligën e Kosovës në futboll do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Champions League.

UEFA ka ndarë vazot dhe tashmë ekipi i Ilir Dajës ka mësuar kundërshtarët, që janë mjaft të papërshtatshëm.

Klubi i Ballkanit mund të përballet me këta kundërshtarë:

  • Ferencvaros,
  • Ludogorets,
  • Zalgiris,
  • Shamrock,
  • TNS

Shorti i fazës së parë të kualifikimeve të Champions League hidhet sot në Nyon nga ora 14:00.