Rrustem Aliaj tërhiqet nga posti i presidentit të FC Suhareka

24.12.2024

Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, ka bërë të ditur se është tërhequr nga posti i tij, duke e përfunduar kështu periudhën e tij në krye të klubit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Aliaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në njoftimin e tij, Aliaj shkroi:
“Dëshiroj t’ju njoftoj për vendimin tim për t’u tërhequr nga pozita e Presidentit të FC Suhareka. Ky vendim është marrë pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe me mendimin më të mirë për të ardhmen e klubit.”

Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me arsyet konkrete të këtij vendimi, por nënkuptoi se është bërë me qëllimin më të mirë për të ardhmen e ekipit.