Kupa e Kosovës – FC Suhareka sot përballet me FC Lirinë në Prizren

04.12.2025

Në kuadër të Kupës së Kosovës, FC Suhareka do të përballet me FC Lirinë në një ndeshje që pritet të sjellë shumë emocione për tifozët.

Ndeshja zhvillohet të enjtën, më 4 dhjetor 2025, në Stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren dhe fillon në orën 12:30.

Skuadra nga Suhareka pritet të japë maksimumin për të siguruar një rezultat pozitiv dhe për të kaluar në fazat e mëtejshme të kompeticionit. Tifozët e ekipeve presin një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë, duke marrë parasysh rëndësinë e Kupës së Kosovës.

Rikujtojmë se dje, FC Ballkani zhvilloi ndeshjen e saj në kuadër të Kupës, duke triumfuar me rezultat 1-0 ndaj KF Rilindjes, duke treguar se gara për Kupën e Kosovës po bëhet gjithnjë e më interesante.