Në ditën e Pavarësisë, Kosova prezanton sot selektorin e ri të kombëtares

17.02.2024

Federata e Futbollit e Kosovës do ta prezentojë sot – në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës – trajnerin e ri të kombëtares.

Në ditën e Pavarësisë, Kosova prezanton sot selektorin e ri të kombëtares Foto: Ilustrim

Trajneri gjerman, Franco Foda pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Kosovës, i cili sipas raporteve tashmë ai veçse ndodhet në Kosovë.

Përmes një njoftimi gjatë ditës së djeshme, FFK zbuloi se prezantimi para mediave do të bëhet sot në orën 14:00.

Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy prej tyre do t’i zhvillojë në muajin mars dhe një tjetër në qershor.

Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.