Kosovë, shtimi i tensioneve në veri përkeqësoi sigurinë e gazetarëve

03.05.2024

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”.

Kosovë, shtimi i tensioneve në veri përkeqësoi sigurinë e gazetarëve Foto: Ilustrim

Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta.

Kosova është renditur 19 vende më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, për këtë vit. 

Në raportin e publikuar sot  thuhet se sulmet kundër gazetarëve janë rritur në kohën e tensioneve politike mes Kosovës e dhe Serbisë.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.

Kurse Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që duhet të ishin garantuesit e saj, autoritetet politike.