Kosova fiton ngushtë ndaj Lituanisë
Kosova ka arritur të fitojë me rezultat 1-2 ndaj Lituanisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Kaunas, e vlefshme për Ligën C, Grupin 2 të Nations League.
Kosova kaloi në epërsi pas vetëm njëzet minutash lojë, kur Edon Zhegrova ka realizuar me një gjuajtje precize nga brenda zonës, duke mposhtur portierin Gertmonas dhe duke çuar ekipin kosovar në avantazh.
Në pjesën e dytë, Ermal Krasniqi, i cili sapo ishte futur në fushë, ka shënuar golin e dytë në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, duke thelluar epërsinë e Kosovës.
Megjithatë, Lituania ia ka dalë ta ngushtojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e katërt, kur Golubickas ka realizuar me kokë pas një rrëmuje para portës së Kosovës.
Pavarësisht përpjekjeve të Lituanisë, Kosova ia ka arritur ta ruajë avantazhin dhe t’i sigurojë tri pikë të rëndësishme.
Pas kësaj fitore, Kosova barazohet me pikë me Rumaninë, të dyja me nga gjashtë pikë, por Rumania do të luajë sonte ndaj Qipros. Në vendin e tretë në grup gjendet Qipro, ndërsa Lituania mbetet e fundit.
Kosova tash do të kthehet në shtëpi, ku më 15 tetor do të përballet me Qipron.