LVV
PDK
LDK
AAK

Komisioni i Garave i FFK-së dërgon në disiplinore trajnerin Tahir Batatina dhe dy zyrtarë të Llapit

para 52 dite

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë masa ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, dhe dy zyrtarëve të klubit, Muhamet Rexhepi dhe Besart Hoti, duke i dërguar ata në procedurë disiplinore pas ngjarjeve të fundit në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Komisioni i Garave i FFK-së dërgon në disiplinore trajnerin Tahir Batatina dhe dy zyrtarë të Llapit

Sipas njoftimit të FFK-së, trajneri Batatina është akuzuar për kërcënim ndaj gjyqtarëve të ndeshjes Llapi – Dukagjini, që përfundoi me rezultatin 0-0. Batatina, sipas raportit zyrtar, është dëgjuar duke u thënë gjyqtarëve: “Ju nuk mund të dilni nga këtu pa ardhë mu ju marrë ata të FFK-së”.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e Llapit, Muhamet Rexhepi dhe Besart Hoti, janë dërguar në disiplinore për dëmtim të qëllimshëm të sistemit VAR gjatë ndeshjes.

Muhamet Rexhepi është akuzuar se ka goditur me dashje pajisjet e sistemit VAR, duke shkaktuar dëme.

Besart Hoti, sipas FFK-së, ka shfaqur sjellje të ngjashme pas vendimeve të gjyqtarëve, duke goditur bazën e pajisjeve VAR në mesin e fushës nga frustrimi.

Llapi po përballet me një krizë të thellë sportive, pasi ndeshja kundër Dukagjinit shënoi barazimin e 11-të radhazi pa fitore në Superligën e Kosovës. Situata e rënduar në klub është pasqyruar edhe në sjelljet e stafit teknik dhe zyrtarëve të tij gjatë ndeshjeve.

Etiketat

Ofertat e fundit