Kjo është katërshja më e vlefshme e Ballkanit

12.07.2023

Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët. Pas përfundimit të sezonit 2022/23 dhe afrimit të nisjes së sezonit të ri, klubet tashmë kanë kryer thuajse të gjitha transferimet në hyrje dhe dalje. Kështu, faqja e specializuar […]

Kjo është katërshja më e vlefshme e Ballkanit Foto: Ilustrim

Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët.

Pas përfundimit të sezonit 2022/23 dhe afrimit të nisjes së sezonit të ri, klubet tashmë kanë kryer thuajse të gjitha transferimet në hyrje dhe dalje.

Kështu, faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë përditësimin e fundit të vlerësimeve për klube dhe lojtarë, duke mos qenë indiferent as ndaj Superligës së Kosovës.

Në përditësimin e fundit të Transfermarkt, Ballkani konfirmohet si ekipi më i vlefshëm në Superligën e Kosovës, me një vlerë prej 5.45 milionë euro, duke lënë mbrapa Dritën me vlerë 3.95 milionë euro dhe Llapin në vendin e tretë me vlere 3.53 milionë euro.

Përveç ekipeve, rritje të ndjeshme ka pasur edhe tek futbollistët, duke pasur tashmë çmime të mira në treg për shitje.

Lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosovës është sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili është vlerësuar plot 600 mijë euro, duke pasur një rritje prej 250 mijë eurosh.

Albion Rrahmani

Në vendin e dytë renditet Lindon Emërllahu (Ballkani) me vlerë, 550 mijë euro.

Lindon Emërllahu

Me vlerën 450 mijë euro, Lumbardh Dellova renditet lojtari i tretë me vlerën më të madhe në ekipin suharekas.

Lumbardh Dellova

Pas Dellovës, me vlerë prej 350 mijë euro është renditur Meriton Korenica.

Meriton Korenica

Pas numrit 7 të FC Ballkanit, renditen Edvin Kuc, Nazmi Gripshi dhe Armend Thaqi me vlerë prej 325 mijë euro.

Edvin Kuc

Nazmi Gripshi

Armend Thaqi

Ndërsa, vlerë prej 300 mijë euro ka Qëndrim Zyba.

Qëndrim Zyba