Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, Ballkani do të përballet me Malishevën

14.02.2024

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, Ballkani do të përballet me Malishevën Foto: Ilustrim

Prishtina është fituesi aktual i Kupës së Kosovës dhe kryeqytetasit kaluan në çerekfinale pas triumfit në penallti ndaj Gjilanit në udhëtim.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me Trepçën ’89 e cila bën gara në Ligën e Parë.

Duel shumë i vështirë do të jetë për kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin që do të përballet me Malishevën në udhëtim.

Drita para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës, derisa ka një përballje direkte të dy skuadrave nga Liga e Parë, mes Suharekës dhe Vjosës.

Ashtu si në 1/8 e finales, edhe në çerekfinale do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku fituesi kalon në gjysmëfinale.

Çiftet e çerekfinales në Kupën e Kosovës:

Malisheva – Ballkani

Suhareka – Vjosa

Prishtina – Trepça 89

Drita – Dukagjini