FFK-ja ankohet në CAS për vendimin e UEFA-s në ndeshjen me Rumaninë
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur të apelojë vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen e diskutuar mes Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar më 15 nëntor. Kjo ankesë është dorëzuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Siç dihet, ndeshja në fjalë u ndërpre për shkak të incidenteve në tribunë dhe thirrjeve nacionaliste. UEFA vendosi që fitoren ta marrë Rumania me rezultatin 3-0, një vendim që FFK-ja e ka kontestuar.
Në një njoftim zyrtar, FFK-ja thekson se janë duke angazhuar një ekip ligjor të fortë për të përfaqësuar Kosovën në këtë proces. Përveç ekipit të tyre të brendshëm, Federata është duke bashkëpunuar me studio ligjore me përvojë në çështje të tilla, kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania.
“Federata e Futbollit të Kosovës shprehë besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.