Boksieri prizrenas, Lumturim Xhoxhaj, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Boksit në Budva të Malit të Zi

para 50 dite

Kampionati botëror i boksit “IBA Boxing” do të organizohet në Mal të Zi, pasi Budva është përzgjedhur si mikpritëse e re për edicionin 2024 të Kampionatit Botëror të Boksit për të Rinj IBA, konfirmuar gjatë takimit të Bordit të Drejtorëve të IBA që u zhvillua më 21 qershor 2024.

Boksieri prizrenas, Lumturim Xhoxhaj, do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të Boksit në Budva të Malit të Zi

Kjo ngjarje prestigjioze për të rinjtë do të zhvillohet nga data 20 tetor deri më 6 nëntor 2024, organizuar nga Shoqata e Boksit të Malit të Zi.

Pjesë e këtij kampinatoti në të cilin do të marrin pjesë 660 boksierë në të dyja konkurrencat, do të jetë edhe boksieri i KB “ Prizreni”, Lumturim Xhoxhaj, i cili do të përfaqësojë ngjyrat e shtetit të Kosovës në këtë kampionat.

LEXO EDHE:  Zgjerohet hetimi në Prizren: Gjenden edhe dy granata të tjera

Ai për këtë ngjarje të rëndësishme sportive të karrierës së tij, është duke u përgatitur maksimalisht nga trajneri i tij, Votim Zaplluzhani, dhe shpreson në rezultate sa më pozitive duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në njërin nga kampionatet më prestigjioz të boksit botëror për të rinj.

Etiketat