Ballkani rinovon kontratën me Gentrit Halilin deri në vitin 2028

20.09.2025

FC Ballkani ka bërë të ditur se mbrojtësi 23-vjeçar, Gentrit Halili, ka rinovuar kontratën dhe do të mbetet pjesë e klubit portokalli e zi deri në vitin 2028.

Halili, që nga viti 2023 është ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ka dhënë kontribut të madh jo vetëm në mbrojtje, por edhe në fazën ofensive kur është kërkuar. Gjatë kësaj periudhe, ai ka regjistruar 74 paraqitje me fanellën e Ballkanit dhe ka shënuar 4 gola.

Klubi thekson se ky rinovim është një sinjal i qartë i besimit dhe rëndësisë që Halili ka për të ardhmen e ekipit. FC Ballkani e sheh atë si pjesë kyçe në ndërtimin e sukseseve të radhës, duke forcuar stabilitetin dhe vazhdimësinë në skuadër.

Ky vendim pritet të japë siguri dhe motiv shtesë për skuadrën nga Suhareka, që mbetet e fokusuar drejt objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare.