Google thotë se ngadalësimet e YouTube nuk kanë të bëjnë me bllokuesit e reklamave

16.01.2024

Disa raportime të fundit tregonin vonesa të mëdha në hapjen e një videoje YouTube të cilat nuk kanë lidhje me përpjekjet e tona për të goditur bllokuesit e reklamave tha kompania. Google konfirmoi se ngadalësimet e fundit që përdoruesit po përjetojnë në YouTube nuk kanë lidhje me “luftën” që kompania ju ka shpallur bllokuesve të […]

Google thotë se ngadalësimet e YouTube nuk kanë të bëjnë me bllokuesit e reklamave Foto: Ilustrim

Disa raportime të fundit tregonin vonesa të mëdha në hapjen e një videoje YouTube të cilat nuk kanë lidhje me përpjekjet e tona për të goditur bllokuesit e reklamave tha kompania.

Google konfirmoi se ngadalësimet e fundit që përdoruesit po përjetojnë në YouTube nuk kanë lidhje me “luftën” që kompania ju ka shpallur bllokuesve të reklamave.

Një valë e re ngadalësimesh prekën përdoruesit që prej javës së kaluar ndërsa shumë prej tyre shprehën irritimin në rrjetin social Reddit. Përdoruesit e YouTube thanë se kanë ngecje ë vazhdueshme në YouTube kur bllokuesit e reklamave janë të aktivizuar.

Disa abonime YouTube Premium gjithashtu kanë pasur ngadalësime sepse përdorin bllokuesit e reklamave për qëllime të tjera. Çuditërisht Google ka konfirmuar se bllokuesit e reklamave nuk kanë lidhje me problemin e shfaqur.

Disa raportime të fundit tregonin vonesa të mëdha në hapjen e një videoje YouTube të cilat nuk kanë lidhje me përpjekjet e tona për të goditur bllokuesit e reklamave tha kompania.

Zhvilluesit i shtojcës uBlock Origin Raymond Hill tha se përdoruesit të cilët kanë të instaluar AdBlock dhe AdBlock Plus në të njëjtën kohë janë më të goditurit.

Ai shpjegon se problemi qëndron tek bllokuesit e reklamave dhe jo tek Google për ngadalësimin e YouTube.