Windows 12 pritet të prezantohet gjatë vitit 2024 dhe vjen i mbështetur nga Inteligjenca Artificiale

22.01.2024

Ky vit në botën teknologjike mund të shënohet edhe një herë nga Inteligjenca Artificiale (Al) e cila dalëngadalë po gjen rrugën drejt biznesit, shërbimeve të ndryshme, dhe sistemeve operative. Prej kohësh është spekuluar se Windows 12 prezantimi i të cilit pritet të jetë në vitin 2024, do të varet më shumë nga sistemet dhe zgjidhjet […]

Windows 12 pritet të prezantohet gjatë vitit 2024 dhe vjen i mbështetur nga Inteligjenca Artificiale Foto: Ilustrim

Ky vit në botën teknologjike mund të shënohet edhe një herë nga Inteligjenca Artificiale (Al) e cila dalëngadalë po gjen rrugën drejt biznesit, shërbimeve të ndryshme, dhe sistemeve operative.

Prej kohësh është spekuluar se Windows 12 prezantimi i të cilit pritet të jetë në vitin 2024, do të varet më shumë nga sistemet dhe zgjidhjet e Al.

Kompjuterë të tillë do të përfaqësojnë një gjeneratë të re, në të cilën Microsoft sheh potencial të ri.

Sipas një raporti nga analistë të TrendForce, aplikacionet e Al do të zgjerohen dhe përpunohen, për t’u transferuar pjesërisht në shërbimet dhe serverët e mëdhenj të kompjuterëve.

Rrjedhimisht, edhe ata do të duhet të jenë më të fuqishëm andaj këtë vit pritet shfaqja e procesorëve më të avancuar, të cilët më së paku duhet të ofrojnë 40 TOPS.

Kompjuterët me Al pritet të fuqizohen nga çipa si Snapdragon X Elite i Qualcomm, seria Ryzen 8000 e AMD, dhe Lunar Lake e Intel.

Gjithashtu, Windows 12 pritet të sjellë edhe një Copilot të integruar thellë në të, dhe një asistent të bazuar në Al.

Duke marrë parasysh të gjitha funksionet e Al, Microsoft do të rrisë sasinë minimale të memories deri në 16 GB.

Pra, vetëm kompjuterët me atë sasi memorie dhe fuqi përpunuese do të konsiderohen të aftë për t’u bërë kompjuterë Al.