Tesla shkurton 10 përqind të fuqisë punëtore

15.04.2024

Musk kishte paralajmëruar investitorët për ngadalësim të rritjes së shijeve, duke bërë që shumë analistë dhe vetë industria të përgatiten për masa të shkurtimit të kostove.

Tesla shkurton 10 përqind të fuqisë punëtore Foto: Ilustrim

Tesla i është bashkuar një liste të gjerë kompanish të cilat ka vendosur të shkurtojnë stafin në muajt e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kompania do të shkurtojë 10 përqind të fuqisë punëtore e cila llogaritet në 140 mijë punonjës deri në Dhjetor të 2023.

Që prej 2020-ës Tesla ka dyfishuar stafin e saj. Edhe pse përgjatë viteve ka aplikuar shkurtime, fuqia punëtore e kompanisë vetëm në 2023 u rrit me 10 përqind.

Musk kishte paralajmëruar investitorët për ngadalësim të rritjes së shijeve, duke bërë që shumë analistë dhe vetë industria të përgatiten për masa të shkurtimit të kostove.

Edhe pse shitjet u rritën në tre muajt e parë të 2024, dërgesat ranë me 8 përqind nga viti në vit dhe 20 përqind krahasuar me tre muajt e fundit të 2023.