Elon Musk bëhet personi më i pasur në botë, pasuria arrin 749 miliardë dollarë

22.12.2025

Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka arritur një shifër historike pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë të Delaware, duke e çuar pasurinë e tij në 749 miliardë dollarë, sipas indeksit të miliarderëve të Forbes.

Musk u bë personi i parë në histori që kalon pragun e 600 miliardë dollarëve në pasuri, pas lajmeve se start-upi hapësinor i tij, SpaceX, mund të bëhet publik në të ardhmen.

Në muajin nëntor, aksionarët e Teslas miratuan një plan pagesash prej 1 trilion dollarësh për Muskun, duke shënuar paketën më të madhe të pagesës për një drejtor ekzekutiv në histori. Ky plan mbështet vizionin e tij për transformimin e Teslas nga një prodhues i veturave elektrike në një “kolos” të inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Me këtë rritje të pasurisë, Musk e kalon Larry Page, bashkëthemeluesin e Google, duke u bërë personi më i pasur në botë, me një diferencë prej gati 500 miliardë dollarësh.

Ngjarja e fundit e konsolidon Musk si figurë kyç në industrinë globale të teknologjisë, duke i dhënë atij një rol të rëndësishëm si lider në fushat e automobilizmit, hapësirës dhe inteligjencës artificiale.