Shitjet e kompjuterëve shënojnë rënie, pavarësisht sinjaleve pozitive në fund të 2023
Në 2022 tregu ra me 16.5 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa të dhënat e para sugjerojnë dhe rënia vijoi në 2023 me 13.9 përqind krahasuar me 2022. Shitjet globale të kompjuterëve personalë tejkaluan pritshmëritë në tre mujorin e katërt të 2023 me 67.1 milionë njësi të shitur, por me një rënie prej […]
Në 2022 tregu ra me 16.5 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa të dhënat e para sugjerojnë dhe rënia vijoi në 2023 me 13.9 përqind krahasuar me 2022.
Shitjet globale të kompjuterëve personalë tejkaluan pritshmëritë në tre mujorin e katërt të 2023 me 67.1 milionë njësi të shitur, por me një rënie prej 2.7 përqind krahasuar me një vit më parë sipas të dhënave të publikuara nga IDC.
Edhe pse pati një përmirësim në tre mujorin e katërt, ky i fundit ishte i teti me radhë me rënie. Sezoni i festave të fundvitit të 2023 gjithashtu ishte më dobëti që prej 2006-ës.
Në 2022 tregu ra me 16.5 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa të dhënat e para sugjerojnë dhe rënia vijoi në 2023 me 13.9 përqind krahasuar me 2022.
Kjo rënie është e paparë në industri dhe reflekton pasojat e blerjeve të mëdha të kompjuterëve personalë gjatë pandemisë së Covid-19.
Lenovo vijon të sundojë tregun me 16.1 milionë kompjuterë të shitur në tre mujorin e katërt të 2023 dhe 24 përqind të tregut. HP shiti 13.9 milionë kompjuterë në tre muajt e fundit të vitit dhe zinte 20.8 përqind të tregut.
Sakaq Dell shiti 9.9 milionë kompjuterë dhe kishte 14.8 përqind të tregut. Apple vjen në vendin e katërt me 5.7 milionë kompjuterë të shitur dhe 8.5 përqind të tregut ndjekur nga Asus me 5.2 milionë kompjuterë të shit dhe 6.3 përqind të tregut.
Në total u shitën 67.1 milionë kompjuterë nga 68.9 milionë shitur një vit më parë ose 2.7 përqind më pak. Gjatë 2023 Lenovo shiti 59 milionë kompjuterë ose 22.7 përqind të tregut, HP 52.9 milionë kompjuterë ose 20.4 përqind të tregut, Dell 40 milionë kompjuterë ose 15.4 përqind të tregut, Apple 21.7 milionë kompjuterë ose 8.4 përqind të tregut dhe Asus 16.8 milionë kompjuterë dhe 6.5 përqind të tregut.
Në total u shitën 259.5 milionë kompjuterë në 2023 nga 301.5 milionë një vit më parë, ose 13.9 përqind më pak sesa në 2022. Në këtë shifra përfshihen desktopët, laptopët dhe kompjuterët e punës por jo tabletët dhe serverët x86.