Samsung prodhon çipe për makinat elektrike të Volkswagen

Një çip i tretë shkon për ekranet infotainment dhe ky çipe mund të kontrollojë deri në 4 ekrane dhe 12 kamera njëherazi. Çipi do të montohet në kompjuterin e performancës së lartë për makinat Volkswagen zhvilluar nga LG.

01.12.2021 / Teknologji

Samsung prodhon çipe për makinat elektrike të Volkswagen
Foto: Ilustrim

Samsung prezantoi ditën e Marte një çip të ri për makinat që do të shkojë për sistemet infotainment të makinave Volkswagen zhvilluar nga LG Electronics.

Kërkesa është në rritje për çipe për makinat të cilat mund të përballojnë konsumin e përmbajtjes dhe numrin në rritje të komponentëve elektrikë tek makinat.


Çipet janë zhvilluar nga biznesi dizajnëve të çipeve pranë Samsung dhe një prej tyre sjell teknologjinë 5G për konsumin e përmbajtjeve video gjatë udhëtimit së bashku me një çip për menaxhimin e energjisë për furnizim të qëndrueshëm me elektricitet.

Një çip i tretë shkon për ekranet infotainment dhe ky çipe mund të kontrollojë deri në 4 ekrane dhe 12 kamera njëherazi. Çipi do të montohet në kompjuterin e performancës së lartë për makinat Volkswagen zhvilluar nga LG.

Dy gjigantët Koreanë vitet e fundit kanë shtuar përpjekje për tu zgjeruar në industrinë e makinave elektrike si një mundësi për të shitur çipe teknologjike dhe komponentë të sofistikuar. /PCWorld Albanian

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *