Samsung prezanton Galaxy Z Fold 7 – telefoni më i avancuar i palosshëm deri më tani

13.07.2025

Samsung ka prezantuar zyrtarisht Galaxy Z Fold 7, telefonin më të përparuar të palosshëm të kompanisë deri më sot dhe një nga përditësimet më të rëndësishme të serisë që nga debutimi i saj në vitin 2019.

Galaxy Z Fold 7 sjell një dizajn shumë më të hollë dhe më të lehtë, duke adresuar një nga kritikat kryesore që përdoruesit kanë pasur për linjën Fold ndër vite. Telefoni është vetëm 8.9 mm i trashë i mbyllur dhe 4.2 mm i hapur, ndërsa peshon vetëm 215 gramë, duke e bërë atë modelin më të lehtë të palosshëm të këtij viti.

Samsung ka përmirësuar gjithashtu qëndrueshmërinë e telefonit me një strukturë të re titani të gradës 4, një shtresë qelqi ultra të hollë 50% më të trashë, si dhe mbrojtje të përforcuar nga Gorilla Glass Victus 2 dhe Ceramic 2.

Ekrane më të mëdha dhe më funksionale

Fold 7 vjen me ekran të jashtëm 6.5 inç AMOLED me teknologji LTPO, raport aspekti 21:9 dhe shkëlqim maksimal prej 2600 nit, që e bën të përdorshëm dhe të lexueshëm edhe në dritë të fortë. Ekrani i brendshëm i palosshëm është 8 inç, duke e bërë ideal për multitasking, video dhe punë në lëvizje.

Kamera dhe performancë në nivel flagsh

Samsung ka integruar kamerën e fuqishme 200 MP nga Galaxy S25 Ultra, duke e vendosur Fold 7 në një nivel të ri në fushën e fotografisë mobile. Për përformancën kujdeset procesori Snapdragon 8 Elite, i kombinuar me 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtjeje.

Bateria ka kapacitet 4400 mAh, me karikim të shpejtë 25W, duke ofruar jetëgjatësi solide për përdorim të përditshëm.

One UI 8 dhe inteligjencë artificiale

Galaxy Z Fold 7 vjen me One UI 8, ndërfaqen më të fundit të Samsung që përfshin teknologjinë më të re të inteligjencës artificiale, duke optimizuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me pajisjen dhe përmirësuar funksione si përkthimi në kohë reale, rekomandimet inteligjente dhe personalizimi dinamik.

Çmimi, ngjyrat dhe disponueshmëria

Galaxy Z Fold 7 është tashmë i disponueshëm për porosi paraprake, ndërsa lansimi zyrtar do të bëhet më 25 korrik 2025.

Çmimet fillojnë nga:

  • 1,799 £ në Mbretërinë e Bashkuar
  • 1,999 $ në SHBA

Ngjyrat në dispozicion për këtë model janë:

  • Blue Shadow
  • Jetblack
  • Silver Shadow
  • Mint (vetëm nëpërmjet dyqanit online të Samsung)

Një hap i madh përpara

Me përmirësime të ndjeshme në dizajn, fuqi përpunuese, kamera dhe AI, Galaxy Z Fold 7 shënon një hap të madh përpara për telefonat e palosshëm të stilit “libër”, duke e përforcuar pozicionin e Samsung si lider në këtë segment gjithnjë e më konkurrues të teknologjisë mobile.