Procesori monstër Intel Core i9-14900KS bën xhiron në internet

06.03.2024

Modeli Core i9-14900KS ka një frekuencë maksimale prej 6.2Ghz. Edhe pse mund të duket një përmirësim i vogël krahasuar me flagshipin 14900K, është një arritje e madhe kapërcimi i frekuencës 6Ghz.

Procesori monstër Intel Core i9-14900KS bën xhiron në internet Foto: Ilustrim

AMD ka qenë preferenca kryesore e adhuruesve të video lojërave vitet e fundit me seritë Ryzen X3D të cilët po sjellin performancë të lartë falë V-Cache dhe dominojnë ndërtimet e fundit ë kompjuterëve.

Megjithatë Intel mbetet lideri i tregut dhe nuk ka qëndruar në gjumë gjatë kësaj kohe. Një variant akoma më i shpejtë i procesorit Core i9-14900K është shfaqur në disa testimet.

Modeli Core i9-14900KS ka një frekuencë maksimale prej 6.2Ghz. Edhe pse mund të duket një përmirësim i vogël krahasuar me flagshipin 14900K, është një arritje e madhe kapërcimi i frekuencës 6Ghz.

Disa entuziastë madje kanë arritur të shtënë në duar një 14900KS dhe filluar ta testojnë e ti bëjnë overclock. Procesori ka një dizajn termik prej 150W krahasuar me 125W të 14900K.

Por sa performancë mund të presim nga ky edicion special? Vështirë të thuhet pa pasur analiza konkrete të procesorit por parashikohet 10 përqind më shumë performancë nga 8 bërthamat P të procesorit.

Sa do të kushtojë? Spekulimet flasin për një çmim mbi 700 dollarë për Core i9-14900KS ndërsa flagshipi aktual Core i9-14900K kushton 650 dollarë.