Procesorët e ardhshëm Ryzen 9000 debutojnë në tre mujorin e dytë të vitit

30.01.2024

Procesorët e gjeneratës së ardhshme do të fabrikohen me procesin prodhues 4-nanometër të TSMC

Procesorët e ardhshëm Ryzen 9000 debutojnë në tre mujorin e dytë të vitit Foto: Ilustrim

Sipas një raporti të fundit, procesorët e rinj AMD Ryzen 9000 “Granite Ridge” kanë hyrë tashmë në prodhim. Por një informacion i fundit nga YouTuberi @highyieldYT thotë se procesorët e rinj do të debutojnë në tre mujorin e dytë të vitit.

Postimi gjithashtu zbulon se çipet e reja kanë të njëjtin dizajn “chiplet” si Zen2/3/4 dhe të njëjtin pllakë IO me Zen 4.

Procesorët e gjeneratës së ardhshme do të fabrikohen me procesin prodhues 4-nanometër të TSMC duke sjellë 10 përqind më shumë instruksione për frekuencë (IPC). Si rezultat performanca do të jetë më e lartë sesa Ryzen 7000 pavarësisht frekuencës së ngjashme që mund të kenë.

Procesorët e rinj duhet të ofrojnë mbështetje për memorie DDR5 me shpejtësi 6400Mhz. Ryzen 9000 do të vinë me 6 deri në 16 bërthama dhe të përfshijnë grafikat e integruara RDNA 2 ose RDNA 3.5. TDP do të variojë mes 65W deri në 170W.

Procesorët Granite Ridge besohet se do të vinë me 64MB L3 Lache dhe 16MB L2 Cache. Mbetet për tu parë nëse AMD do të prezantojë variante X3D të procesorëve me teknologjinë 3D V-Cache.