Përditësimi i Windows 11-ës që duhet ta instaloni sa më parë
Windows 11 21H2 dhe 22H2 nuk do të mbështeten më nga kompania. Kjo do të thotë se kushdo që operon një version të tillë Windows nuk do të marrë përditësim sigurie, rregullime apo veçori të reja.
Nuk keni përditësuar Windows 11-ën prej kohësh? Nëse nuk e keni bërë atëherë mund të jeni prej atyre që do të injorohen nga Microsoft.
Windows 11 21H2 dhe 22H2 nuk do të mbështeten më nga kompania. Kjo do të thotë se kushdo që operon një version të tillë Windows nuk do të marrë përditësim sigurie, rregullime apo veçori të reja.
Një gjë e tillë do të ekspozonte kompjuterin tuaj përballë rreziqeve të maluerit, problemeve të sigurisë dhe kërcënimeve të ngjashme.
Ditën e Diele Microsoft ndryshoi informacionin e uebsajtit të dedikuar të Windows 11-ës për të informuar përdoruesit se versionet 21H2 dhe 22H2 të Windows 11 Home, Pro, Pro Education dhe Pro for Workstations nuk do të mbështeten më.
Vetëm edicionet Enterprise dhe Education janë kursyer ndërsa do të vijojnë të marrin përditësimet në Windows 11 22H2 deri në 14 Tetor 2025.
Si ta dini çfarë versioni të Windows 11-ës keni të instaluar?
Drejtohuni tek Settings, përzgjidhni System dhe më pas klikoni About. Shkoni në fund të këtij seskioni për të parë specifikat e Windows dhe të gjeni versionin që keni të instaluar.
Nëse shkruhet Windows 11 23H2, atëherë jeni të sigurte. Por nëse keni një version të vjetër? Atëherë duhet të përditësoni kompjuterin vetë.
Shkoni tek Windows Update dhe klikoni butonin Check for Updates. Microsoft automatikisht do të shkarkojë dhe instalojë përditësimet e fundit që përfshijnë versionin 23H2. Nëse nuk bëni vetë por përditësimet automatike janë të ndezur, atëherë versioni i fundit i Windows 11-ës do të instalohet si pjesë e përditësimit të së Martës së parë të çdo muaji.