Ndarja e internetit, depërtimi në zonat urbane është gati tre e herë e gjysmë më i lartë se në zonat rurale
Në nivel kombëtar, AKEP raporton se në fund të vitit 2022 shkalla e penetrimit të internetit arriti në rreth 21% të popullsisë. Ky tregues ka ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit dhe shkalla e penetrimit është dyfishuar krahasuar me nivelet e vitit 2017. Hendeku i aksesit në internet mes zonave urbane dhe […]
Në nivel kombëtar, AKEP raporton se në fund të vitit 2022 shkalla e penetrimit të internetit arriti në rreth 21% të popullsisë. Ky tregues ka ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit dhe shkalla e penetrimit është dyfishuar krahasuar me nivelet e vitit 2017.
Hendeku i aksesit në internet mes zonave urbane dhe rurale të vendit vazhdon të jetë shumë i madh.
Të dhënat e raportuara Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga operatorët tregojnë në zonat urbane rreth 31% e popullsisë kanë një lidhje internet fiks. Ndërsa në zonat rurale, penetrimi i linjave fikse të internetit në raport me popullsinë nuk është më shumë se 9%. Deri në fund të vitit 2022, vetëm Qarku i Tiranës kishte 45% të numrit të lidhjeve me pakicë të internetit të ofruara në Shqipëri.
Megjithëse hendeku midis zonave urbane dhe rurale ngelet i lartë, sipas AKEP ai është ngushtuar disi në vitet e fundit. Nëse deri në vitin 2019 vetëm 10% e lidhjeve të internetit ishin të vendosura në zonat rurale, në vitin 2022 raportohet se në këto zona janë të vendosura 20% e totalit të lidhjeve.
Pavarësisht këtij përmirësimi, ndarja dixhitale midis zonave urbane dhe rurale mbetet e lartë, ndërsa edhe brenda zonave urbane, ekziston një hendek i madh midis rajoneve. Për shembull, niveli i penetrimit sipas popullsisë në zonat urbane të Tiranës është mbi 46%, i ndjekur nga Qarku i Korçës, me 31% dhe ai i Vlorës, me 27%.
Ndërkohë, depërtimi më i ulët për zonat urbane raportohet në Qarkun e Dibrës, me vetëm 13% të popullsisë, i ndjekur nga Qarku i Kukësit, me 15% dhe ai i Lezhës, me 17%.
Për sa i takon zonave rurale, shkalla më e lartë e depërtimit të internetit raportohet në Qarkun e Durrësit, me më shumë se 20%, i ndjekur nga Qarku i Tiranës, me afërsisht 12%. Depërtimi më i ulët në popullsinë rurale raportohet në Qarkun e Gjirokastrës, me më pak se 5%, ndërkohë që edhe shumica e qarqeve të tjera të vendit janë afër këtij niveli.
Çështja kryesore që pengon zhvillimin e infrastrukturës broadband, në veçanti në zonat rurale dhe të largëta, është mungesa e mekanizmave financues si dhe mungesa e stimujve të duhur për të investuar. Deri më sot, në Shqipëri nuk ekziston një fond për shërbimin universal ose një mekanizëm për kontribut me fonde publike për ndërtimin e infrastrukturës së këtij lloji.
Sigurimi dhe ndërtimi i infrastrukturës broadbnd është i varur nga investimet private të operatorëve të rrjeteve të telekomunikaconit. Shtrirja e infrastrukturës së telekomunikacionit është e kushtueshme, veçanërisht në ato zona ku ka shumë pak ose aspak infrastrukturë të mëparshme, ku densiteti i popullsisë është i ulët ose ku aksesi për shkak të vështirësive gjeografike është tepër i vështirë. Në këto zona, operatorët kanë pak ose aspak interes për të investuar në infrastrukturë, sepse tarifat mesatare janë të ulëta dhe pritjet për një kthim nga investimi janë të dobëta, në kushtet e mungesës së fuqisë blerëse.
Në planin kombëtar për zhvillimin e broadband, Ministria e Infrastrukturës sugjeron se duhet të realizohet kuadri i duhur ligjor dhe rregullator për nevojat për investime, duhet të rritet bashkëpunimi në të gjitha nivelet që promovojnë investimet në infrastrukturën digjitale dhe më e rëndësishmja, siç parashikohet edhe nga BE me anë të Udhëzimeve të reja për Ndihmën Shtetërore, duhet të krijohet një kuadër dhe mekanizëm për financimin publik.
Megjithatë, deri tani nuk është ngritur apo propozuar asnjë mekanizëm i këtij lloji.
Në nivel kombëtar, AKEP raporton se në fund të vitit 2022 shkalla e penetrimit të internetit arriti në rreth 21% të popullsisë. Ky tregues ka ardhur në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit dhe shkalla e penetrimit është dyfishuar krahasuar me nivelet e vitit 2017.
Sidoqoftë, treguesit e penetrimit të internetit duhen marrë me rezerva të mëdha, duke pasur parasysh se në të dhënat e popullsisë AKEP i referohet regjistrimit të fundit zyrtar, Censusit të vitit 2011. Qysh atëherë, tendencat demografike janë në rënie të ndjeshme, për shkak të emigrimit dhe pakësimit të lindshmërisë. Një popullsi më e pakët nënkupton shkallë të penetrimit të internetit më të lartë se ajo që tregojnë statistikat e AKEP.
Por, nga ana tjetër, edhe numri i lidhjeve të internetit që raportojnë operatorët mund të ketë një shkallë të caktuar pasaktësie. Sipas burimeve nga tregu, disa operatorë kanë pasur historikisht tendencë të raportojnë numër më të madh abonentësh, kryesisht duke mos pastruar nga shifrat e tyre abonentët e larguar.