Microsoft braktis idenë për të sjellë aplikacionet Android në Windows

06.03.2024

Lançimi u ba si një kërcënim jo vetëm për aplikacionet Android në Chromebook por edhe ato iOS në kompjuterët Mac.

Microsoft braktis idenë për të sjellë aplikacionet Android në Windows Foto: Ilustrim

Microsoft ka vendosur ti japë fund përpjekjes për të sjellë aplikacionet Android në Windows.

Kompania do të tërheqë mbështetjen për Windows Subsystem for Android (WSA), komponenti që fshihet pas Amazon Appstore në Windows 11 ku mund të shkarkohen aplikacionet Android.

Në 2021 Microsoft zbuloi për herë të parë se Windows 11 do të mund të funksiononte me aplikacionet Android. Kur mbërriti një vit më pas, përdoruesit mund të instalonin Amazon Appstore dhe disa aplikacione individuale Android që gjendeshin në Microsoft Store.

Lançimi u ba si një kërcënim jo vetëm për aplikacionet Android në Chromebook por edhe ato iOS në kompjuterët Mac.

Microsoft thotë se konsumatorët të cilët kanë instaluar Amazon Appstore në kompjuterët e tyre Windows 11 përpara ditës së Marte, mund të vijojnë përdorimin e saj deri më 5 Mars 2025.

Pas kësaj date nuk është i mundur përdorimi i saj ndërsa zhvilluesit nuk mund të aplikojnë më për të hedhur aplikacione të reja Android për Amazon Appstore në Windows.