Messenger i Facebook-ut do të dërgojë një paralajmërim nëse dikush bënë “screenshot” të bisedës me ju

29.01.2022

Shefi i kompanisë gjigante të teknologjisë, Meta, Mark Zuckerberg përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se tashmë aplikacioni Messenger i Facebook tashmë do të posedojë edhe një veçori të re. Sipas këtij njoftimit të Zuckerberg, me veçorinë e re të Messenger, ju do të mund të kuptoni kur dikush bënë “screenshot” të “mesazhit që […]

Messenger i Facebook-ut do të dërgojë një paralajmërim nëse dikush bënë “screenshot” të bisedës me ju Foto: Ilustrim

Shefi i kompanisë gjigante të teknologjisë, Meta, Mark Zuckerberg përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se tashmë aplikacioni Messenger i Facebook tashmë do të posedojë edhe një veçori të re.

Sipas këtij njoftimit të Zuckerberg, me veçorinë e re të Messenger, ju do të mund të kuptoni kur dikush bënë “screenshot” të “mesazhit që zhduket” në komunikimin që do të bëjë me ju si dhe anasjelltas.

“Përditësim i ri për bisedat e enkriptuara të Messenger-it, në mënyrë që të merrni një njoftim nëse dikush ‘nxjerr pamje nga ekrani i një mesazhi’…”.

Përdoruesite këtij aplikacioni mund të marrin ende pamjen e ekranit nëse dëshirojnë, por duke e bërë këtë do të bëjnë që një tekst i vogël të shfaqet në fund të shkëmbimit të mesazheve për marrësin që lexon.

Pra, ky sinjalizim i njoftimit është një nga disa veçori të reja të shpallura nga Meta, e që synojnë veçanërisht funksionalitetin e enkriptuar të Messenger-it.

Gjithashtu, pëveç këtyre sinjalizimeve, së shpejt përdoruesit do të jenë në gjendje që të ruajnë median që marrin përmes Messenger-it dhe se të modifikojnë lehtë videot.