Lenovo do të sjell një telefon për video-lojëra me 22 GB RAM

26.01.2022

Tashmë Lenovo është duke e përgatitur telefonin e ri për lojëra, e që ka për qëllim t’i heqë “barrikadat” mes adhuruesve të lojërave dhe performancave, ku tani janë shfaqur specifikimet e plota të pajisjes së ardhshme. Lenovo Legion Y90, telefon i video-lojërave, ishte shfaqur më parë si pjesë e lajmeve apo thashethemeve të ndryshme, por […]

Lenovo do të sjell një telefon për video-lojëra me 22 GB RAM Foto: Ilustrim

Tashmë Lenovo është duke e përgatitur telefonin e ri për lojëra, e që ka për qëllim t’i heqë “barrikadat” mes adhuruesve të lojërave dhe performancave, ku tani janë shfaqur specifikimet e plota të pajisjes së ardhshme.

Lenovo Legion Y90, telefon i video-lojërave, ishte shfaqur më parë si pjesë e lajmeve apo thashethemeve të ndryshme, por tani ka informacione më të disponueshme për pajisjen në fjalë.

Shfrytëzuesit @Pandaisbald ka një reputacion të mirë për të dhënat e disponueshme kur edhe bëhet fjalë për sinjalizimet rreth pajisjeve që ende nuk janë publikuar deri më tani.

Telefoni i ri për video-lojëra nga gjiganti i teknologjisë, Lenovo Legion Y90 do të përdorë çipin Snapdragon 8 Gen 1, ku me çipin e përmendur vjen edhe me 18 GB RAM, e që ky kapacitet mund të zgjerohet deri në 22 GB RAM me ndihmën e një zgjerimi dinamik RAM në sistemin Android.

Po ashtu, përveç performancave të mira në çip e RAM, gjithashtu përmendet edhe për hapësirë ruajtëse prej 640 GB, e që pritet të jetë e mundur duke kombinuar disqet prej 512 GB si dhe 128 GB.

Ndërsa, sa i përket ekranit, një ekran i Legion Y90 duhet të jetë Samsung E4 AMOLED, kështu me një madhësi prej 6,92 inç si dhe me një shpejtësi rifreskimi prej 144 Hz.

Kurse sa i përket kamerës, pritet që kamera për selfie të jetë 44MP, ndërsa kamera kryesore prej 64MP si dhe një kamerë ultra të gjerë prej 16MP.

Gjithashtu, përmendet edhe zgjidhje e përmirësuar e ftohjes, po ashtu edhe ekzistencën e çelësave fizikë, e që mund të jenë gjashtë, kështu duke krahasuar me katër siç kishte Legion 2 Pro.

Telefoni i tillë për video-lojëra, Lenovo Legion Y90 pritet që të prezantohet në muajin shkurt.