Kriza e kompjuterëve personalë, Lenovo raporton rënie të shitjeve prej 15 muajsh

16.11.2023

Në Maj Lenovo raportoi 14 përqind rënie të ardhurash nga viti në vit dhe është raporti i parë vjetor me humbje që prej 2019-ës. Grupi Kinez Lenovo postoi ditën e Enjte një rënie prej 16 përqind të të ardhurave për tre mujorin që u mbyll në Shtator, megjithatë kjo tkurrje financash pritej prej kompanisë dhe […]

Kriza e kompjuterëve personalë, Lenovo raporton rënie të shitjeve prej 15 muajsh Foto: Ilustrim

Në Maj Lenovo raportoi 14 përqind rënie të ardhurash nga viti në vit dhe është raporti i parë vjetor me humbje që prej 2019-ës.

Grupi Kinez Lenovo postoi ditën e Enjte një rënie prej 16 përqind të të ardhurave për tre mujorin që u mbyll në Shtator, megjithatë kjo tkurrje financash pritej prej kompanisë dhe analistëve ndërsa tregu i kompjuterëve personalë vijon të vuajë me kërkesën e ulët.

Të ardhura e tre muajve ishin 14.41 miliardë dollarë dhe është tre mujori i pestë me radhë që prodhuesi më i madh në botë i kompjuterëve e mbyll me rënie të shitjeve.

Rezultati është në linjë me parashikimet prej 14.45 miliardë të dollarë të analistëve.

Në Maj Lenovo raportoi 14 përqind rënie të ardhurash nga viti në vit dhe është raporti i parë vjetor me humbje që prej 2019-ës.

Shitjet e kompjuterëve në mbarë botën ranë me 7 përqind në tre mujorin e dytë të 2023 sipas të dhënave të Canalys. Rënia në tre mujorin e fundit të 2022 ishte 30 përqind edhe pse është zbutur disi përgjatë 2023.

Për të parandaluar rënien e shitjeve Lenovo synon të lançojë “kompjuterin e parë AI” – një kompjuter që përdor inteligjencën artificiale direkt në pajisje dhe jo në cloud. Ky kompjuter do të vijë në gjysmën e dytë të 2024.

Kompjuteri AI mund të tërheqë konsumatorët nisur nga fakti se të dhënat përpunohen nga inteligjenca artificiale në pajisje dhe nuk dërgohen në cloud siç ndodh sot rëndom me mjetet e AI-së gjeneruese.