A është ky laptopi më i veçantë ndonjëherë, publikohen imazhe të reja të pajisjes “së padukshme”

15.02.2024

Janë publikuar imazhe të reja të laptopit transparent Lenovo (ende koncept) përpara debutimit të supozuar në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë më vonë këtë muaj.

A është ky laptopi më i veçantë ndonjëherë, publikohen imazhe të reja të pajisjes “së padukshme” Foto: Ilustrim

Imazhi i rrjedhur nga shtypi tregon dy laptopët “të padukshëm” dhe si do të duken, ka pas edhe njoftime të mëhershme për këtë koncept.

Ekranet transparente nuk janë një teknologji e re, ato i kemi parë në pajisje konceptuale për më shumë se një dekadë dhe Samsung madje tregoi një koncept laptop transparent në panairin CES të vitit 2010.

Por, pas 14 vjetësh, kompanitë si duket janë gati t’i hedhin në treg.