Intel then rekordin e shpejtësisë me procesorin më të ri desktop

15.03.2024

Kompania bëri të njëjtën gjë vitin e kaluar me procesorin Core i9-13900KS i cili kishte 200Mhz më shumë frekuencë sesa Core i9-13900K dhe arritur në 6Ghz.

Intel then rekordin e shpejtësisë me procesorin më të ri desktop Foto: Ilustrim

Intel theu një rekord tjetër shpejtësi me procesorët desktop. Kompania prezantoi procesorin Core i9-14900KS, i cili mund të arrijë deri në 6.2Ghz pa overclocking, duke e bërë procesorin desktop më të shpejtë për konsumatorët.

Kompania bëri të njëjtën gjë vitin e kaluar me procesorin Core i9-13900KS i cili kishte 200Mhz më shumë frekuencë sesa Core i9-13900K dhe arritur në 6Ghz.

Procesori i ri ka 24 bërthama dhe 32 threads me 36MB Smart Cache. Çipi gjithashtu përdor teknologjinë Thermal Velocity të Intel, një funksionalitet i lançuar nga gjenerata e 11-të dhe që shton frekuencën me 100Mhz kur temperatura është nën 70 gradë celsius.

Kompania premton 15 përqind më shumë performancë për gamerat dhe 73 përqind më shumë performancë për krijuesit. Core i9-14900KS është i pajtueshëm me pllakat amë Z790 dhe Z690 të Intel.

Është në shitje nga dita e sotme për 700 dollarë./PCWorld Albanian/