Intel do të prodhojë çipe për Microsoft

22.02.2024

Intel njoftoi bashkëpunimin gjatë evenimentit Intel Foundry ditën e Mërkure ndërsa asnjë prej kompanive nuk specifikuar se për çfarë çipet do të përdoren.

Intel do të prodhojë çipe për Microsoft Foto: Ilustrim

Intel do të prodhojë çipe të personalizuara, dizajnuar nga Microsoft për Microsoft si pjesë e një marrëveshjeje që Intel thotë kap vlerën e 15 miliardë dollarëve.

Intel njoftoi bashkëpunimin gjatë evenimentit Intel Foundry ditën e Mërkure ndërsa asnjë prej kompanive nuk specifikuar se për çfarë çipet do të përdoren.

Bloomberg theksoi se Microsoft ka planifikuar të dizajnojë procesorë për produktet e saj si dhe akseleratorë AI.

Çipet do të përdorin procesin prodhues Intel 18A i cili ka qenë pjesë e axhendës ambicioze të kompanisë që kur u emërua CEO Pat Gelsinger.

Kompania po mbështetet tek biznesi i fabrikave të prodhimit për të rifituar vendin e parë si prodhuesi më i madh i çipeve në botë dhe Microsoft duket të jetë konsumatori i parë.

Prodhimi i çipeve për llogari të kompanive të tjera ka provuar një biznes mjaft fitimprurës për kompani si TSMC. Kjo e fundit prodhon çipe për Apple, Qualcomm dhe AMD.