Intel Core i9-14900KS do të ketë frekuencë 6.2Ghz dhe konsum 400W

15.02.2024

Core i9-14900KS do të ketë 24 bërthama ku 8 janë P-Cores dhe 16 janë E-Cores. Gjithashtu do të mbështetë 32 threads duke qenë kështu identikë me 14900K për nga numri i bërthamave dhe threads.

Intel Core i9-14900KS do të ketë frekuencë 6.2Ghz dhe konsum 400W Foto: Ilustrim

Intel pritet të lançojë procesorin flagship Core i9-14900KS Limited Edition këtë vit ndërsa një informacion i rrjedhur së fundi zbulon aspektet e tij teknike.

Çipi i ardhshëm pritet të jetë një version i përmirësuar i Core i9-14900K që u prezantua vitin e kaluar si pjesë e linjës Raptor Lake Refresh.

Core i9-14900KS do të ketë 24 bërthama ku 8 janë P-Cores dhe 16 janë E-Cores. Gjithashtu do të mbështetë 32 threads duke qenë kështu identikë me 14900K për nga numri i bërthamave dhe threads.

Çipi i ri vjen me frekuencë 3.2Ghz bazë, po aq sa 14900K së bashku me 36MB L3 cache dhe 32MB L2 cache. Ajo që dallon dy çipet është frekuenca maksimale turbo prej 6.2Ghz e 14900KS, ose 200Mhz më e lartë sesa 14900K.

Megjithatë konsumi maksimal i 14900KS mund të shkojë deri në 410W. E gjitha kjo përkthehet në më shumë nxehtësi me temperatura që mund të arrijnë deri në 101 gradë celsius.

Për këtë procesor, përdoruesit duhet të instalojnë në zgjidhje Premium të ftohjes. Për debutimin e procesorit të ri nuk ka një datë specifike, spekulimet online sugjerojnë se mund të kushtojë 800 dollarë.